• |
ide | kryesore

Rama ‘harron’ Gërdecin, e nis ditën duke u marrë me Bashën

Lajme, Të fundit


Ehde pse sot shënohet 10-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, ku humbën padrejtësisht jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke u marrw me Bashwn.
Ai ka publikuar një video të kreut demokrat, Lulzim Basha, ku në fokus është ndihma ekonomike, një temë që ka ngjallur mjaft debate politike kohët e fundit, pasi opozita pretendon se janë hequr nga skema 20 mijë familje në nevojë.

Rama ka zgjedhur sot pikërisht një video të Bashës, ku ky i fundit shfaqet duke zhvilluar takime me familjet e hequra nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa ‘thumbon’ rivalin e tij politik, teksa shkruan se në video dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull ku dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës, nga përpjekjet e vështira por reale për të mbështetur njerëzit në nevojë në rrugën e të nesërmes, ju uroj një ditë të mbarë”, -shkruan Rama.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *