• |
ide | kryesore

Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, por akoma nuk ka asnjë fajtor për 26 jetët e humbura

Lajme, Të fundit
gerdeci_886374.jpg


Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën  26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse  kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi  të shtunën  e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës,  pikërisht në orën  12:05 të mesditës.

Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë  me 12 mars te vitit 2012, tre ditë para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë.

Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes,  pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor.


2 Comments

  1. Po shkallet e tjera, ajo e apelit dhe gjykata e larte qe i ulen denimet e dhena nga shkalla e pare disa here me shume, pse nuk i thoni!?

  2. Kete, te gjithe e dine qe te Gerdeci pati dore qeneria e atehershme, por qeveria e tanishme pse nuk po e kontrollon/ pasqyron dhe nje here ate aksident per te gjetur fajtoret dhe arsyet ?
    (Ndoshta familjaret e viktimavet duhet te kapin avokate te fuqishem dhe ta shqyrtuar/hapur ceshtjen perseri per te gjetur fajtoret dhe arsyet!.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *