• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, tre të plagosur

Lajme, Të fundit


Tre persona të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotmëm në aksin Levan Vlorë. Dy makina kanë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende. Nga përplasja e madhe, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është përmbysur në autostradë. Deri tani mendohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i njërës prej makinave. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet për zbardhjen e plota të shkaqeve të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *