• |
ide | kryesore

Korçë, nën hetim mjeku dhe administratorja e një kompanie. Fshehën plagosjen e punëtorit

Lajme


Policia ka nisur hetimin ndaj një mjeku në Spitalin Rajonal të Korçës dhe administratores së një firme mermeri për fshehjen e dëmtimit të një punonjësi në punë. Punonjësi i kësaj firme me iniciale Ll.L., 40 vjeç, banues në Korçë është aksidentuar duke prerë mermer më 23 mars.

“Mjeku me iniciale K.M, 57 vjeç, banues në Korçë, i cili i ka dhënë ndihmën mjeksore punonjësit, nuk ka raportuar në polici ngjarjen.

Ndërsa administratorja e firmës Xh.G., 41 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë,”-thote policia.

Aktualisht i aksidentuari ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *