• |
ide | kryesore

Kuksianët-Ramës: Largo policinë dhe liro të ndaluarit, nuk do lejojmë taksë në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit


Anëtarët e këshillit bashkiak të Kukësit, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama të lirojë personat e arrestuar padrejtësisht, si dhe të largojë forcat e policisë, pasi po terrorizojnë banorët.

Përfaqësuesit e këshillit bashkiak të Kukësit, deklarojnë se distancohen nga çdo akt dhune, ndërsa theksojnë se nuk ka negociim për tarifën e taksës.

“Protesta e djeshme ishte e ligjshme. Do mbështesim çdo qytetar të Kukësit. Tarifa për Rrugën e Kombit, është e panegociueshme. Distancohemi nga çdo akt dhune dhe kërkojmë që të largohen forcat speciale nga Kukësi. Të lirohen të arrestuarit si dhe të ndalohen arrestimet e mëtejshme.”

Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe çdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.

Sipas tyre taksa në ‘Rrugën e Kombit’ është e padrejtë dhe nuk duhet të vendoset.


8 Comments

  1. Opozita duhet te jeni ne kukes per te mbikqyrur popullin se ajo zone I ka pastruar 12 000 serb me pushke me shul… dhe nuk duhet gjakderdhje.
    Mos detyroni refugjatet te kthehen e mos luani me moshen e lodhur qe ka mbetur ….

  2. po pse budallenj jane refugjatet qe te kthehen, ne shyqyr qe ikem. shqiptaret nuk duan shtet dhe skane per te bere kure me kete klase politike , jeni njerez qe doni rrumpall. dhe ashtu po vazhdoni 27 vjet si parazite.

  3. Ti paguajne kokerr me kokerr cdo dem qe kane bere. Protestat ti bejne ne cdo menyre por pa dhune qe ti paguajne taksapaguesit.

  4. Asnje dem nuk eshte bere. Dem te madh qe nuk riparihet , po ja ben ketij kombi kjo bande qe po qeveris duke vjedhur, duke shkelur mbi ceshtjen kombetare, duke bere pasurite e ketij populli rrudh e kumbulla.

  5. a ja, duhet te jeshe refugjat nga ndonje si ky kryeministri jone, qe urrejtje krahinore te theksuar. Do keshe ndryshuar gjakun e dinin sepsecdo emigrant kontribon per atdheune per njerezit e tij. Mos valle je i ngarkuar me kete detyre edhe si emigrant? Gjera qe ndodhin , e gjera qe ky pushtet i organizon,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *