• |
ide | kryesore

Donald Lu: Klement Balili është në Shqipëri, mund të arrestohet në ditët e ardhshme

Lajme, Të fundit


Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka përmendur sërish Klement Balilin, si një prej ‘peshqëve të mëdhenj’ që duhen arrestuar. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Lu tha se Balili ndodhet në Shqipëri dhe se mund të arrestohet së shpejti.

Peshqit e mëdhenj janë në det. Pak janë në rrjeta, por kam të dhëna që mund të kemi rezultate së shpejti. Met Kanani për shembull është një trafikant i rrezikshëm. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë. Është në arrati, por ka një mandat arresti për të. Klement Balili gjithashtu në kërkim dhe ka një me mandat arresti. Ne amerikanët besojmë që është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim. Ai është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm dhe trafik droge. Tani duhet vetëm të kapet.”, u shpreh Lu.

Ambasadori amerikan e ka përmendur edhe më përpara emrin e Klement Balilit si një prej trafikantëve që duhet arrestuar, duke ushtruar në këtë mënyrë presion ndaj autoriteteve shqiptare. Sidoqoftë prej gati dy vitesh, Balili është ende i lirë. Ndërsa bizneset e familjes së tij vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit përmes tenderave publike. Lapsi.al publikoi sot sesi kompania e policisë private të Klement Balilit, “Balili & Co’, kishte fituar 21 milionë lekë tenderin për të ruajtur Prokurorinë e Gjirokastrës.

©LAPSI.al 


2 Comments

  1. E ka bo kete Klemend Balilin si me qen Bin Ladeni. I zuri goja lesh kinezit 3 vjet rrjesht tu fol per te njejtin personazh. Fundja fundit droge shiste Balili, e ça pastaj? Ne po na shiste droge me tonelata ministri kampion i Rames dhe stha nje gjysem fjale kinezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *