• |
ide | kryesore

Rinisin protestat në Kukës, kërkohet lirimi nga burgu i 11 personave

Lajme, Të fundit


Në qytetin e Kukësit kanë rinisur protestat sot pasdite. Protestuesit janë familjarë të personave të të cilët mbahen ende në arrest me burg. Ata u grumbulluan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan lirimin e njerëzve të tyre. Pas vendimit të djeshëm të gjykatës, në burg janë lënë 11 persona nga 23 të arrestuar prej policisë më datë 1 prill. Këta persona morën pjesë në protestën te Rruga e Kombit, ku edhe iu vu zjarri kabinave të kompanisë koncensionare, e cila do të mbledhë tarifën për kalimin në rrugë.

© LAPSI.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *