• |
ide | kryesore

Kotzias vjen sërish në Tiranë të martën, arsyet e vizitës nuk dihen

Lajme, Të fundit


Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias do të vizitojë sërish Tiranën, ndonëse ishte këtu disa ditë më parë. Lajmi raportohet nga gazeta greke ‘Protothema’, e cila shkruan se vizita e Kotzias do të zhvillohet të martën. Ai nis një tur takimesh fillimisht në Tiranë, Prishtinë, Beograd dhe më pas në Shkup. Qëllimi i vizitës nuk bëhet me dije ende, ndërsa raportohet se ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i vogël. Shqipëria dhe Greqia janë në negociata për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar. Pritet që gjatë kësaj vere në Tiranë të mbërrijë kryeministri grek, Alexis Tsipras, për të nënshkruar paktin e ri detar mes dy vendeve.

©LAPSI.al 


2 Comments

  1. kete po e bjen frika ,por as ky me shoket e tije nuk i shpetojne korrupsionit anti shqiptare per cdemtimin e pasojave qe shqiptareve ju kan sjellur nder vite ,koha sejcilit po i tregon vleren qe ka ,

  2. Me ne fund pash nje titull normal , realist dhe i sinqerte.
    Gjithashtu dhe artikulli eshte neutral , pa insinuata per konspiracion , pa deformime etj ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *