• |
ide | kryesore

Tarifa për Rrugën e Kombit, Rama takon ‘fshehtas’ biznesmenët nga Kukësi

Lajme, Të fundit


Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një darkë pune me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë, por kjo ngjarje është mbajtur larg vëmendjes së kamerave.  Në darkë ishin sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, të cilët janë thirrur nga Rama për të dëgjuar kërkesat e tyre. Detajet e këtij takimi u zbardhen këtë të premte. Në të merrnin pjesë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, si dhe drejtori rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj.

Biznesmenët i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncencionarin përsa i përket pagesës në Rrugën e Kombit. Rama citohet të jetë shprehur se procesi do të jetë transparent me pjesëmarrjen e të gjithëve. “Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”, mësohet të ketë thënë Rama. Kryeministri i ka njohur biznesmenët edhe me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që përmes tij të kalojnë 400 mijë udhëtarë në vit.


1 Comment

  1. Profesionin e diversionit, e te percaries e ka fituar me kohe nga baballaret politike te tije.Mbase u hedh ndonje kotheree mund ti genjeje, por besoj se nuk do mshtroi dot popullin e kukesit. Ketij guaku duhet timesohen rruget e komunikimit e sinqeritetit ejo te mashtrimit. ne kete metode, e forme me zi do e kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *