• |
ide | kryesore

Tepelenë, dy zyrtarë të Hipotekës nën hetim për tjetërsim pronash

Lajme, Të fundit


Dy zyrtarë të Hipotekës në Memaliaj janë nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës për tjetërsim prone. Policia thotë se bëhet fjalë për dy punonjësit e zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, nën hetim janë vënë A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë.

Ata akuzohet se kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të personit me iniciale A.R, 66 vjeç, banues në fshatin Lulëzim të Krahësit, nga tokë private truall në tokë pemëtore, pronë shtetërore. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër. Disa javë më parë u arrestuan zyrtarë të tjerë në Lezhë për tjetërsim pronash.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *