• |
ide | kryesore

Biznesi i vogël me Tvsh, Ahmetaj i çon një letër tatimeve: Mos vëni gjoba për 6 muaj

Lajme, Të fundit
Mandateve


Mnistri i Financave Arben Ahmetaj i drejtohet me një letër administratës tatimore, një javë pasi ka hyrë në fuqi ligji për përfshirjen në skemën e TVSH-së edhe të të biznesit të vogël. Ahmetaj kërkon të mos aplikojnë gjoba për bizneset e vegjël që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim, për një periudhë 6-mujore nga fillimi i deklarimit, pra deri në dhjetor. Ahmetaj kërkon që administrata tatimore të informojë dhe shpjegojë me korrektesë çdo tatim pagues që preket nga ulja e pragut të TVSH-së, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive. Bizneset e vogla me qarkullim deri në 2 milionë lekë kanë kundërshtuar uljen e pragut që bëri qeveria duke i futur në TVSH. Pak ditë më parë në shenjë proteste bizneset në Tiranë, Fier, Korçë dhe qytete të tjera kanë ulur qepenat.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *