• |
ide | kryesore

Sherr mes dy vëllezërve në Tiranë, policia parandalon krimin

Lajme, Të fundit


Sherri mes vëllezërve për një tokë çoi në nxjerrjen e armëve. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë. Policia thotë se ndërhyri në kohë për të parandaluar krimin.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Në fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë së bashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18  fishekë luftarakë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat  penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *