• |
ide | kryesore

Shpërndanin kanabis në lokal, arrestohen 2 persona në Shkodër

Lajme, Të fundit


Policia ka arrestuar dy persona që po shpërndanin kanabis në një lokal në Shkodër. Hidisen Dervishi, 24 vjeç dhe Rei Besho, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, u kapën në flagrancë në një lokal me lojra kompjuterike në lagjen ‘Vasil Shanto’. Droga u gjet e fshehur në 3 qese plasmasi brenda një çante. Ata u arrestuan pasditen e së premtes pas një denoncimi të bërë në polici nga një qytetar anonim.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit Hidisen Dervishi dhe Rei Besho. Nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshe 8 gram, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,”-raporton policia.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *