• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet i riu që shpërndante kokainë në zonën e ‘Freskut’

Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Fresku”, ku për pasojë një person u vu në pranga, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 doza lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”. Emra Dashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, u arrestua pasi ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *