• |
ide | kryesore

Trafikonte femra drejt Kosovës, arrestohet Gjylja e Tropojës

Lajme


Një 57-vjeçare e dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, për trafikim të personave u vu në pranga nga policia e Tropojës. Gjyle Hajdaraj nga Bajram Curri u arrestua pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i personave”. Hadaraj është dënuar pasi ka trafikuar në Kosovë një 24-vjeçare nga Tropoja e cila punonte si kamariere dhe prostitutë në disa lokale në shtetin fqinj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *