• |
ide | kryesore

Devoll, gruaja plagoset me çifte nga bashkëshorti, por…

Lajme


Një grua është plagosur me armë gjahu në këmbë. Armën e ka shkrepur bashkëshorti i saj, por nga hetimet e deritanishme të policisë, asgjë nuk ka qenë e qëllimtë, por veçse një ngjarje aksidentale. Ngjarja ka ndodhur në Devoll të Korçës. Rreth orës 12:05, policia është njoftuar se në Spitalin e Korçës ka mbërritur e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, e plagosur në këmbë me armë gjahu L.B, 39 vjeçe, banuese në fshatin Hoçisht, Devoll.

Nga të dhënat e para, dyshohet se gruaja është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut. Gruaja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *