• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë, mësohet motivi përse u vra 28-vjeçari (FOTO)

Lajme, Të fundit


Lapsi.al mëson detaje të tjera nga vrasja e ndodhur sonte në Tiranë në zonën e Kinostudios, ku mbeti i vdekur 28-vjeçarit Mario Mejollari. Dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje, pasi para disa vitesh babai i këtij personi ka vrarë dikë tjetër. Burimet i thanë Lapsi.al se ngjarja ka ndodhur në vitin 2000. Avni Mejollari, babai i viktimës, në në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh. Arrestimi i tij u bë në vitin 2014, ndërsa aktualisht është duke vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së lartë.  Sidoqoftë hetimet pritet të zbarin më tepër ndaj atentatit që tronditi sot kryeqytetin.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *