• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale e babait të viktimës

Lajme, Të fundit


I ati i të riut që u vra sonte në mbrëmje në Tiranë, ka një të shkuar kriminale. Kjo është pista kryesore e hetimit të policisë për vrasjen e Mario Majollarit. Babai i tij, Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin të datës 11 janar 2001, e ka dënuar me “burgim të përjetshëm” Majollarin, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore rezulton se në vitin 2000, bashkë me persona të tjerë, pas një konflikti të mbartur, ka vrarë me armë zjarri në përleshje, Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin. Krimi ka ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.

Gjatë momentit të arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT”, por nuk ka bërë rezistencë dhe është dorëzuar. Pas kontrollit të imtësishëm në banesë, iu gjetën një automatik “Kallashnikov”, një pistoletë tip “Cervena Zastava”, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Policia tha se kishte informacione se Manjollari fshihej në banesën e tij dhe për shumë vite ka qëndruar i arratisur jashtë vendit. Ai kishte ndryshuar pamje dhe lëvizte më shumë gjatë orëve të natës, për të mos rënë në pranga. Pikërisht kjo e shkuar kriminale Avni Majollarit, dyshohet të jetë motivi i vrasjes së djalit të tij mbrëmjen e sotme.

©LAPSI.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *