• |
ide | kryesore

Futja në skemën e TVSH, në orën 11:00 biznesi i vogël mbyll qepenat

Lajme, Të fundit


Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, bizneset do të ulin qepenat paraditen e sotme, në shenjë proteste ndaj taksave të larta. Duke u shprehur kundër përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, tregtarët kanë vendosur të protestojnë ditën e sotme.

Këtë protestë të tyre do ta mbështesë edhe Partia Demokratike, e cila e quan të gabuar politikën e qeverisë Rama me taksat.

Në takimin që pati një ditë më parë me një grup përfaqësuesish të biznesit të vogël, Basha udhëzoi deputetët e PD që të shpërndahen nëpër zona të ndryshme të Tiranës, për të mbështetur tregtarët që do të ulin qepenat e dyqaneve nga ora 11:00 deri në 12:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *