• |
ide | kryesore

KLD fle gjumë mbi dosjen e gjyqtares administrative Elvana Çiçolli

Lajme, Të fundit


Reforma në Drejtësi duhet të jetë e drejtë dhe e pamëshirshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar apo të paaftë.

Vjet plasi zhurmë e madhe mediatike dhe në institucionet e shtetit, pasi një gjyqtare me emrin Elvana Çiçolli, me një vendim të saj të dyshimtë, la pa ujë një qytet si Përmeti. Vendimi i saj ngjalli dyshime korruptive nga mediat, aqsa u detyrua KLD të fillojë hetimet për gjyqtaren Elvana Çiçolli. Në kronikën e TV Klan, vjet në gusht thuhej se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sekuestruar dosjen e gjyqtares Elvana Çiçolli, vendimi i së cilës ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Përmetit. Dosja e vendimit, që ka shqetësuar qytetarët e Përmetit dhe autoritetet vendore që hartuan projektin për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, është marrë nga inspektoret e KLD –së në Gjykatën Administrative në Tiranë. Veprimet për verifikimin e dosjes nisën pas ankesës së bërë në KLD nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, sipas të cilës, vendimi i gjyqtares Çiçolli për ndërprerjen e punimeve të ujësjellësit të ri është marrë në shkelje të ligjit. Gjyqtarja Çiçolli vendosi të ndërpresë punimet për ujësjellësin e ri, një javë pasi kompania që fitoi tenderin e projektit, nisi punimet. Sipas kompanisë fituese, bllokimi i punimeve, përveçse shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve publike, është kosto në kohë dhe me pasoja për qytetarët që presin normalizimin e situatës pas 40 vitesh probleme me furnizimin e ujit të pijshëm. Burime të Tv Klan bënë të ditur se inspektoret e KLD –së janë në fazën e verifikimit të dosjes së vendimit të gjyqtares Çiçolli dhe faza finale do të jetë ajo e përcjelljes së kërkesës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për nisjen e procedurave për masë ndëshkimore ndaj gjyqtares që la pa ujë një qytet të tërë”.

Gjyqtarja në fjalë është emëruar nga Presidenti Nishani me numër dekreti 8249 me datë 16 korrik 2013.

Skandali i vendimit të saj kaloi me vrull në KLD, ku për të qetësuar publikun vjet u tha nga KLD se Inspektorët po e shqyrtojnë dosjen e saj dhe më pas do të njoftohet publikisht nëse kishte vepruar sipas Ligjit, gjyqtarja në fjalë. Nëse ka shkelur ligjin do t’i propozohej KLD masat disiplinore, pasi vendimi sipas banorëve në qytetin e Përmetit ishte skandaloz. Mëgjithatë KLD prej një viti duhej ta kishte hetuar dhe dhënë vendimet e tij në lidhje me këtë çështje delikate, pasi u la pa ujë një qytet. Si të mos mjaftonte gjyqtarja Elvana Çiçolli rrëzoi vjet në nentor 2017 padinë e banorëve të Tropojës (Margegaj) dhe shoqatave ambientaliste kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Valbonë. Nuk mund të akuzojmë, pasi do jetë KLD dhe pak më vonë KPK (Komisioni i Pavarur Kualifikimit) që do të japin verdiktin për gjyqtaren, e cila la pa ujë një qytet në Jug dhe vendosi të shkatërrojë një zonë turistike në Veri.

Ndonëse struktura e KLD në sensin e masave ka ndryshuar me Kushtetutë, por prapë KLD nuk e ka humbur rolin e saj, aq më tepër në një dosje të cilën e kishte në shqyrtim. Dyshimet janë se dikush ka ndërhyrë në KLD për t’ia mbyllur dosjen gjyqtares Elvana Çiçolli.

Por edhe nëse KLD hesht apo bën një sy qorr, do jetë KPK që do ta kalojë në “vrimë të gjilperës” gjyqtaren e hidrocentraleve në Valbonë, sepse me atë vendim në gjykatën administrative ajo dërmoi turizmin dhe endrrën e banorëve të zonës turistike në Tropojë.

I pyetur nga “Koha Jone” sekretari i Përgjithshëm i KLD zoti Pjerin Prendi që si ka vendosur KLD për rastin e hetimit të gjyqtares Elvana Çiçolli, ai tha se do ta sqaroj nesër sepse nuk kam informacion për momentin, por di se ka një hetim nga Inspektoriati në KLD./Koha Jonë


6 Comments

  1. Ça fleterrufeje e kohes qoftelargut. Çeshtje prishje interesash biznesi. Paguhet per keto “shkrime” sigurisht.

  2. po ca jane keto gjera…. keto jane vetem fjale…. keni ndonje fakt…. mesoni ore si te beni gazetari jo opinioniste…
    ca jeni ju gazetare apo opinioniste????

    po ndajeni mendjen dhe vini tiotullopinion ne fillim te heres… mos beni shkrime me kot… se pastaj per nje germe qe ti s’e ve ….. T behet K dhe nga gazetare…. beheni ::

  3. Ahahaha ajo eshte gjyqtarja me e mire ne bote… Nje grua e drejte….qe nuk i bie me qafe popullit…. Po ju te medias qe jeni bere shqetesim per shkak te interesave pasurore qe mbroni per familjet qe i administrojne…po ku shkoi liria e medias??? po pushteti i katert? Aman shkrim ishte…investigim…i thencin ….Te shkruash per fenomenin eshte nje gje…te permendesh emra konkret nominative… do te thote mungese korrektese…..

  4. Po pra mbahen keta lloj gjyqetaresh akoma ne gjykata prandaj nuk do kete drejtesi me ne kete vend. Po si qenka gjyqtarja me e mire ne bote, kur le nje qytet te tere pa uje, ku prish turizmin ne nje qytet tjeter. Kjo duket hapur sa e drejte eshte. Ajo ndoshta njeh vetem nje drejtesi. Kush paguan merr. Nuk e kam me fjale lart e poshte. Pikerisht kjo gjyqtare nuk ka marre parasysh Vendimin e Gjykates qe kisha fituar mua. Kisha nje vendim Gjykate te dhene nga kolege te saj dhe jo vetem nuk e zbatoi, te thoshte stop se eshte dhene nje vendim, por qe te behej servile e qeverise, rrezon padine qe kisha bere kunder administrates rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *