• |
ide | kryesore

Lidhja e Tahirit me Sotën e 863 mijë eurove, zbulohen provat e reja

Lajme, Të fundit


Edi Rama, Partia Socialiste dhe së fundmi edhe Donald Lu kanë vënë në dyshim provat e Prokurorisë për lidhjet e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve. Në këtë frymë, të gjithë bashkë kanë mohur edhe lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm me Orest Sotën, djaloshit që iu gjendën 863 mijë euro dhe patentat e skafit të Tahirit në automjet, në nëntor 2017.

“Boldnews.al” ka siguruar të dhëna ekskluzive nga dosja gjyqësore, të cilat faktojnë njohjen e Tahirit me Orest Sotën, njeriun, për të cilin prokuroria dyshon se transportonte paratë e ish-ministrit të Brendshëm.

Nga të dhënat në dosjen që gjendet në Gjykatën për Krime të Rënda, rezulton se Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes Sota. Po ashtu, Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota.

Ndërkohë, rezulton se shoferi i Tahirit, Gentian Çeka, ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS që është në pronësi të Orest Sotës. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX që është në pronësi të Ardit Sotës.

– Më datë 01.09.2017, ora 01:28 shtetasi Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin e tij AA718 OS dhe bashkë me të ka qenë edhe shtetasi Gentian Çeka (shoferi i shtetasit Saimir Tahiri). Janë kthyer me datë 03.09.2017, ora 13:58, nga e njëjta pikë kalimi dhe me të njëjtin mjet; Me datë 01.09.2017, ora 01:26 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 03.09.2017, ora 13:47, nga e njëjta pikë kalimi dhe me të njejtin mjet. Pra, Saimir Tahiri rezulton që ka hyrë dhe ka dalë në të njëjtën kohë me Orest Sotën.

– Me datë 07.07.2017, ora 22:14 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 09.07.2017, ora 15:39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA 101 DJ, që rezulton e regjistruar në emrin e shoqërisë “IKONA” me pronar Lefter Sota, babai i Orestit.

– Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Porti Durrës, me automjetin AA516NU(i regjistruar në emrin e një shtetasi nga Elbasani) nga linja “Bari-Rigel-Duni”. Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:19, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Orest Sota ka dalë nga Porti Durrës, me linjën “Bari-Rigel-Duni” (nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij). Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:22, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë. Me automjetin AA101DJ kanë hyrje-dalje shtetasit Orest Sota dhe Gentian Çeka. Pra, sërish Saimir Tahiri dhe Orest Sota kanë të regjistruar orë të njëjtë për hyrjen dhe daljen nga Shqipëria./Boldnews


7 Comments

  1. Ore se late nam.. ku jane provat e reja ketu???? Ca dmth qe kane dale e kane hyre bashke, nje mut.. mire BoldNews i Llalles ka hallin e atij po ju ca mutin keni… te pakten hapni syte e lexoni

  2. Endri Hasa qe flitet eshte sot krahu i djathte i Lul Bashes dhe deputetet i qarkut te Elbasanit i dyti ne liste.Prandaj ai edhe sot e kesaj dite nuk ka dale te prononcohet per ceshtjen Tahiri si deputetet e tjere

  3. O Goni !
    Po ku e ke hallin more djalo ?
    Ke bindjen vërtetë se po i bien kot më qafë Tahirit ?
    Po si e shpjegon ore trim që me ministërllëkun e Tahirit u mboll e gjithë Shqipëria me kanabis e tonelatat e tij kapeshin të trafikuara nga policia italiane ?
    Ja po e besojmë se këto fakte të miqësisë së tij me Habilaj e Sota, nuk përbëjnë prova, por i “sajon kazani mediatik” siç akuzon Rama.
    Por shqiptarët kanë sy e veshë për të pare e degjuar, edhe pa mediat e “kazanit”.
    Falë internetit sot mund të marin informacion cilido është i interesuar në çdo pikë të globit.
    Nëse unë shoh të filmuar plantacione pafund kanabisi në gjithë Shqipërinë e dëgjoj lajmet se për çdo ditë apo çdo javë kapen sasira të mëdha kanabisi që shkojnë ilegalisht nga Shqipëria për në Europë, nëse nuk e paska pasur fajin ministri i mbrendshëm Tahiri, atëhere e ka fajim shefi i tij Edi Rama që nga pamja e nga mënyra e të folurit, cilido sapo e sheh e sapo e dëgjon, e kupton se ka të bëjë me një të droguar.

  4. o Goni kokebetoni, ai deklaroi qe nuk njihen, por ai ishte mik i ish shoferit te Tahirit. E kupton pra qe ka genjyer, dhe per kete denohet per deshmi te rreme

  5. o ti robi pa emer…. boll na shitet dengla… akuzojeni pra per deshmi te rreme jo lesh e presh,,, jo llafe mediash,, me keto udhetimet fshihet bytha!!!

  6. Dokumentet, faktet jane, e kane qene, por mjeshteria e qeveritareve ne bashkepunim me prokurorine e me organe te tjera e zvarritin, e zvarritin deri sa te mundohen te zhdukin gjurmet.. Kete po e kryen me se miri vete KM, mbasi ae keni degjuar te flase ndonj here per kete problem>?KURRE, e s;do flase sepse eshte vete ne tave. Andaj ky pushtet, me kete prokurorijane bere njeshke, e andaj mbulojne pislleqet e njera tjetres. Kjo eshte drejtesia qe desh ky kapo banda kryeminister.Saje Qorri eshte i mbrojturi i qeverise, bashke me suiten e tij Mos mbani shpresetek kjo drejtesi, me shume denohen protestuessesa drogmene, oligarke. e hajdute te pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *