• |
ide | kryesore

Zbardhet skema e grabitjes së tokave në Kashar

Lajme, Të fundit


Ligji 7501 për më shumë se çerekshekulli duket se ka krijuar më shumë skema mashtruese se sa ka shpërndarë tokë për personat që u takon. Rasti më i fundit është zbuluar pikërisht në zonën e Kasharit, ku Prokuroria ka marrë të pandehur ish-përgjegjësen e Zyrës së Kadastrës në Këshillin e Qarkut, e cila dyshohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve u ka shpërndarë tokë familjarëve të saj, që nuk ishin banorë të Kasharit, me qëllim për t’i shitur tek persona të tretë, si dhe për të ndërtuar pallate, raporton TCH.
Nga hetimet e kryera, Prokuroria dyshohet se toka që i ishte falsifikuar pronësia dhe në disa raste i ishte rritur sipërfaqja në mënyrë fiktive duke shtuar ndonjë shifër dhe më pas shitej tek persona të tjerë sërish të afërm të ish-përgjegjëses së kadastrës, Henrieta Hyka. Në fund, pas dy-tre shit-blerjesh fiktive lëshohej një prokurorë që i jepte të drejtën Hykës të kryente veprime të tjera me tokën, duke ia dhënë personave të tjerë, kryesisht për ndërtime.

Gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të humbte gjurmët. Fillimisht, kjo skemë është dyshuar nga dy firma ndërtimi, të cilave e pandehura duket se iu ka kërkuar përqindje të ambienteve të ndërtimit më shumë se sa sipërfaqja e tokës që u kishte vënë në dispozicion. Më pas, Prokuroria arriti të zbulojë mekanizmin dhe aktualisht, Henrieta Hyka është duke u gjykuar në Gjykatën e Tiranës dhe shumë shpejt Prokuroria do të paraqesë edhe pretencën ndaj saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *