• |
ide | kryesore

Agjencia e përgjimeve në Maqedoni, nuk do të ketë shqiptar

Lajme, Të fundit


Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Maqedonisë pranoi amendamentet e propozuara nga deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e nenit në ligjin për Agjencinë Teknike Operative që parashikonte edhe postin e zv.drejtorit.

Kjo nënkupton se agjencia që pritet të formohet dhe qe do të jetë kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve, do të udhëhiqet vetëm nga drejtori, i cili parashihet të zgjidhet me 2/3 e votave ne Kuvend dhe me Badenter, përcjell Alsat M.

Deputetët shqiptarë në komision shprehën pakënaqësinë e tyre për mospërfshirjen në konsultime për ndryshimet në propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe formimit të ATO-së. Posti i zv.drejtorit për këtë organ kohë më parë në Qeveri u propozua nga BDI-ja me qëllim të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në këtë institucion


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *