• |
ide | kryesore

Gylenistët e deportuar nga Kosova i dorëzohen gjykatës në Stamboll

Lajme, Të fundit


Gjashtë shtetasit turq të deportuar nga Kosova në Turqi janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit

Shtetasit turq që u deportuan nga Kosova në Turqi pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, sot janë transferuar në gjykatë.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit dhe u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Gjashtë shtetasit turq të dyshuar si pjesëtarë të organizatës FETO u deportuan në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Pas sjelljes në Turqi, raportohet se ata i ishin dorëzuar ekipeve të Departamentit të Antiterrorit në Stamboll.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *