• |
ide | kryesore

Pas poshtërimit që iu bë në Kosovë, Gjuriç fluturon në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë

Lajme
auto_Marko-Gjuriq1-650x3581445962043.jpg


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç sot në Moskë kanë konfirmuar afrimin e Serbisë me Rusinë për çështje të pazgjidhura të Kosovës. Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së.

Pala ruse, siç njofton RTS, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë. Sipas Express, pas takimit Gjuriç ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *