• |
ide | kryesore

Rama vizitë në Itali. Ka me vete Niko Peleshin dhe Dhimo Koten

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në krye të një delegacioni shqiptar ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e Emilia Romanja. Ai shoqërohej nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korçës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit. Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes territoreve të disa njësive vendore në Shqipëri dhe qytetit të Ferrarës.  Delegacioni shqiptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore. Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës.


2 Comments

  1. Paska harruar te marre NIKOLIN LAKEN, se do mbaronte me shume pune. Ka ndonji version per te manovruar, ose per te blere ndonje prokuror atje qe te na e nxjerrin pa lagur saje qorrin,,,Mos te habitemi, per keto gjera keta jane mjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *