• |
ide | kryesore

Rrëfehet shkrimtarja: Edi Ramën e kam dashuruar fshehurazi, isha 22 vjeçe kur e kisha pedagog dhe…

Lajme, Të fundit


Shkrimtarja Ornela Vorpsi ka ardhur në Shqipëri.

E ftuar në takimet Letërsia dhe Qyteti, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

“Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” u shpreh Vorpsi.

E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

”Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, u shpreh Vorpsi duke treguar kohët kur Rama jetonte në Paris ku kishte magjepsur të gjithë me elokuencën e kulturën e tij.

Sot shkrimtarja prezanton ekspozitën e saj të parë personale Providencë në COD në kryeministri nën kurimin e Genti Gjikolës.

Ornela, mike e vjetër e Edi Ramës pret që të jetë ai përkthyesi i saj. Edi ia ka premtuar./Dita


7 Comments

  1. Po ka te drejte zonja, na e shpreh ne menyre te sinqerte ,,,bashkim miqsh,,,e nuk mund te flasesh, e te shtosh sepse mos i ngelet hatri zones ORNELE . Na mbetet ti urojme sukses ne kete bashkepunim. ps, keshille,,, Kij kujdes nga LINDA,,,,,,

  2. kjo ka qene pak qeflije. Kam pershtypjen se e ema eshte ajo qe nxorri ne prite Arjan Hoxhen, nje nga cunat me kinga qe kishte Tirana ne ate kohe. Arjani u vra tek nje bunker tek fusha aviociont por deri me sot ska dale e verteta. Ti Ornela do na thuash ndonje gje per kete?

  3. Ke mundesi ta “realizosh sot ate enderr” por vetem te duhet pak kujdes SE MOS HA NDONJE SHQELM B…… (e di qe psiqiket deshirohen shume nga femra si ty) dhe nuk ke ku te ankohesh!?

  4. Mire moj z-VORPSI-paske patur gusto,ndenja,po nuk ke patur guxim ta dashuroje kete -monster–dhe mire ke bere se do kishe perfunduar ne donje -azil–ose do kishe ikur nga -pafilloja e kokes-me kete skizofren.

  5. urime ORNELA, me behet qefi qe degjoj mire per ty, kam punuar amb. italiane , kur je nisur me vize, mbrapa eshte nisur nena jote L . respekte.M.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *