• |
ide | kryesore

Siguracioni i makinave, dalin shifrat se sa do të paguani

Lajme, Të fundit


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti për të gjithë tipat e automjeteve.

Në raport me një vit më parë vihet re një rënie e lehtë e tarifës “dysheme” që caktohet nga autoriteti mbi të cilin më pas kompanitë e sigurimeve shtojnë kostot dhe fitimit për të arritur në një çmim final që është i shitjes së policave në treg. Sipas logjikës ekonomike ulja e çmimit nga AMF duhet të pasqyrohet në uljen e tarifës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kartonit jeshil.

Tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provigjoneve, raporton GSH.

Për vitin 2018, primi i rrezikut (që merr parasysh shpenzimet operative të kompanisë dhe dëmet) ka regjistruar një ulje të lehtë në raport me vitin 2017. Konkretisht për kategorinë e motoçikletave primi i riskut për ato me kubikazh deri në 150 cm3 është 3 mijë lekë kurse për ato mbi këtë kubikazh, 4500 lekë.
Një vit më parë, primi i riskut për këto kategori ishte respektivisht 3000 lekë për të parën dhe 4800 lekë për të dytën. Lidhur me autoveturat, për ato me kubikazh deri në 1600 cm3, primi i rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta është 6500 lekë për vitin 2018 nga 7000 lekë që ishte një vit më parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *