• |
ide | kryesore

KE gati për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Lajme, Të fundit


Shqipëria është në prag të ngjitjes së një shkalle kyçe të integrimit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian pritet të hapë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian të martën më 17 Prill.

Rekomandimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë pritet të jepet pa kushte, duke vendosur theksin te progresi i kryer në fillimin e procesit të Vettingut, si pikë kyçe për Reformën në Drejtësi, por edhe aksionet në rritje të qeverisë shqiptare kundër trafikut të drogës, si një problem specifik i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të udhëtojë drejt Ballkanit për të komunikuar lajmin e mirë së pari në Shqipëri, për të vijuar më pas në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

Tv Klan


10 Comments

  1. Po mire, ty komunistit qe shkruan me lart, nuk te vjen zor qe flet si diskutant i marksizem-leninizmit? Po kaq te zellshem ju endrifugistet e merobazistet?
    Ose keto i shkruan vete Rama….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *