• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Holanda në Tiranë, kosovari ishte dënuar nga Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit


Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Holanda për të vuajtur dënimin me 8 vite burgim në Shqipëri. Fatmir Maliqi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik droge.

Njoftimi i policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *