• |
ide | kryesore

Sulmi në Siri, reagon Ministria e Mbrojtjes: Përgjigje e duhur për Assad

Lajme, Të fundit


Pas sulmeve perëndimore me raketa në Siri, ka reaguar edhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Me një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes teksa cilëson si të papranueshëm përdorimin e armëve kimike, nënvizon se “veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Deklarata e plotë e Ministrise së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marre jetë njerëzish të pafajshëm.

Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.


4 Comments

  1. Po mos te dale kjo figure ne perkrahje te bombardimeve, amerika nuk do e bente,,sepse i dha siguri kjo qe nuk ia thote as sa SUDJA.

  2. Ik o kare ti megjith ramen uluni e mos e hapni gojen per kto mhb se aq do serbi te qe te qahet ke rusi!
    Apo ju keni byth shum si shtet ti beni ball ndonje perplasjeje te atill!Kur nuk ju pierdh njeri mbani bythen me dor e mos flisni,na hapni halle kot apo vl thuaj se e gjitha ne kurriz te popullit bie se ju me ndodh gje i keni siguru kokat

  3. Po mire me karagjoze, nuk dini ta myllni gojen…Kjo fare ministre qe nuk ka lexuar as parrullat e marksizem leninizem , keta injorante dallkauke…Myllni gojen mer ju vrafte buka jone, se bumja vret popullin e nuk pyt per m**in qe hudhet me pika si puna juj…

  4. ministria e kanaqeve,trafikanteve dhe berllog mbledhjes.shkaterruan helikopterin 20 miljon euro per 300 kile kanabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *