• |
ide | kryesore

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron furtunë shkarkimesh në hipoteka dhe ALUIZNI

Lajme, Të fundit


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka drejtuar një apel qytetarëve që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes, për rastet kur nuk marrin shërbimin e duhur nga administrata publike apo nuk gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Gjonaj tha se qytetarët janë aleati i vetëm që kjo mazhorancë ka në mandatin qeverisës, ndërsa paralajmëroi pastrimin e zyrave të shtetit nga ata që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj çdo qytetari.

Në një konferencë për mediat, Gjonaj tha se përveç faktit se ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditësh, kemi pastruar zyrat e shtetit, bazuar në ankesat e vetë qytetarëve.

“Përveç 35 shkarkimeve të kryera më parë në zyrat e Hipotekës dhe ALUIZNI-t dhe 46 shkarkime të tjera janë bërë kryesisht në këto dy institucione, ndërkohë që 15 punonjës të tjerë janë paralajmëruar për shkarkim.

Për 29 punonjës të tjerë është marrë masa e vërjetjes me shkrim. Kushdo që bllokon apo pengon qytetarët në marrjen në afat të shërbimit, është dhe duhet të konsiderohet problem ynë i përbashkët”, tha Gjonaj.


6 Comments

  1. Furtune shkarkimesh !!!

    Ne se kane shkelur rregullat dhe ligjet, te procedohen penalisht dhe Prokuroria te hetoje.
    Ne se kane zbatuar ligjt dhe kane punuar ndershmerisht, te pergezohen dhe perkrahen.

    C’do me thene shkarkime !!!

  2. Po ne burgje
    Apo ke lene Arbenin te punesoje militantet e PD dhe LSI qe marrin pjese ne cadrat e tyre ( Astrit Sula, Kamber Hoxha, Ferdinant Preci, Femio Sufaj e Nazmi Demirxhiu, Rrahman Porja)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *