• |
ide | kryesore

Sapo kthehet nga Berlini, Basha del para gazetarëve: Nuk është dita për të festuar, por për të punuar

Lajme, Të fundit


Sapo është kthyer nga Gjermania, kreu demokrat u takua në Rinas me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa me të mbërritur në Tiranë, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.

Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, Basha theksoi se ishte vetëm për të lobuar pro hapjes së negociatave, duke vënë në dukje se në raportet gjermane Shqipëria s’ka bërë shumë avancim.

Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave.Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7. Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta. Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën”, – u shpreh Basha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *