• |
ide | kryesore

Flet babai i policit të vetëvrarë në Fier: Ishte i stresuar nga ‘vettingu’

Lajme, Të fundit


Trupi i pajetë i policit Kastriot Fafaj, që vrau veten në komisariatin e Fierit, ka mbërritur në banesën e tij pasditen e sotme. Babai, Shyqyri Fafaj, thotë se i biri nuk ka shfaqur shenja se do të ndërmerrte një akt të tillë, ndërsa deklaron se ka qenë i ngarkuar vetëm me dokumentacionin për vettingun e nisur në Policinë e Shtetit.

“I kërkonin dokumente që nuk kishin lidhje me të. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do ndërmerrte një akt të tille. Ishte shumë njeri i pastër, por e kishin ngarkuar shume emocionalisht me këto dokumente. E kanë stresuar shumë, pasi kishte kërkesa të mëdha. Kërkonin edhe lëvizjet e mia në Greqi, sa pension merrja, dokumentet e tokës. Nuk dimë nëse ka pasur ndonjë shqetësim tjetër”, është shprehur babai i oficerit të policisë.

©LAPSI.al 

 


4 Comments

  1. Pra ai na qenka vetevrare edhe pse ishte njeri shume i paster nga stresi qe i kerkonte ligji per pastertine e figures se tij.
    Jeni gazeta me karagjoze ne Univers.

  2. o ti pa emer o kar qe s je tjeter dhe mbase as ashtu s je fare. e kane buken e gojes njerzit.
    ca dokumenta leshi kerkon veting preshi te fshataret e shkrete. mesuan vetingun keto qelbot. sa i ben nje kemishe ben gjithe pasuria e policit. mbylle halen ti i paemer dhe tjeret si ty.hiqni halet nga punet e shtetit ky po eshte veting jo te merreni me popullin e shkrete.

    1. O koqe, qe te jeshe [police duhet te jeshe i paster nga te gjitha anet, edhe kjo kerkon te tregosh me dokumenta edhe jo me fjale se cfare ke bere edhe cfare ke ne te shkuaren, po nqs nuk e kupton kete eshte e kote te flasim, atij i dhente zoti [paqe ku eshte, pa si puna jote do kete plot, se jo se flasin gabim, por aq keni

  3. Ndersa ti komplet qenke kari i lales.
    Ai ishte ne mardhenie pune dhe nuk i hoqi njeri buken e gojes o preshi i Dritanit.
    Vetvrasja e tij ka dy motive:
    Ne rastin me te mire ka qene i semure mendor dhe aktin e tij halera si puna juaj historikisht keni treguar qe nuk kurseni as vdekjet ti perdorni per politike.
    Ose ka qene i implikuar ne korrupsion, qe edhe ne kete rast ka ndikuar gjendja e tij psiqike.
    Une mendoj se ka qene rasti i pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *