• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ “Gjermania na ka lënë pezull”

Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja komenton rolin e Gjermanisë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në emisionin “Studio e Hapur”, Lubonja thotë se për momentin qëndrimi i Gjermanisë në raport me Shqipërinë është më shumë “JO” sesa “PO”, por në këtë çështje sheh të përfshirë edhe rastin “Tahiri”.

“Të them të drejtën, sepse deri tani jemi të informuar vetëm nga mediat pasi nuk kemi informacione nga andej. Unë e fus edhe Tahirin në këtë çështjen e negociatave. Nuk është aq e thjeshtë sa të thuhet “Fut Tahirin në burg që të marrësh negociatat”. Atë e fut drejtësia në burg dhe keta dhe ata e dinë. Unë them që edhe kjo ideja që “po tha Merkeli “po” është e prerë, nuk qëndron më. Thotë ajo “po”, por thotë Makron “Jo”, etj. Mendimi im është që ata na kanë lënë pezull. Është më shumë “jo” se “po” për mua” – tha Lubonja.

Ai është i ashpër me Ramën për të cilin thotë se me menyrën si po qeveris, BE nuk duhet t’i japë oksigjen, por një ultimatum.

“Është antishqiptare ta futësh Shqipërinë në këtë gjendje dhe t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie që duhet ndëshkuar. Me arrogancën e këtij kryeministri që shkon dhe atje dhe na thotë të gjuthëve “kazan”. Si mund ti japësh këtij frymëmërrje dhe për më shumë. Ky ka nevojë për ultimatum dhe jo konfirmim” – thotë Lubonja në analizën e tij. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Eshte fat per shoqerine shqiptare te kene nje analist si Fatos Lubonja. Gjithe kohes ne lufte me te keqen,opozitar me pushtetin.
    Rama ka degraduar me kohe, dhe nuk ka sjell asgje te re keto 5 vjet qeverisje. Riktheu dhe njehere bandat, lulezoi ne kete kohe trafiku i kanabisit dhe drograve te forta, fuqizoi dhe me shume rrethin e oligarkeve tr ish kryem Berisha, riktheu me loje disa biznesmene te tjere fantazem te zhytura neper banka, qe ne thelb po i perdor e fundos me shume. Ka ndertuar nje qeveri, me nje nivel medioker, ordiner dhe te korruptuar deri ne kocke. Thelloi varferine, rriti ne menyre te frikshme, deshiren per ta lene kete vend. Largoi dhe ato pak biznese nderkombetare ne vend. Nuk arrijme dot te kuptojme se cfare po funksionon ne kete vend. Me rastin Tahiri u derdh gjithcka. Jo se beri gafe politike, qe nuk ja dha drejtesise, por se me te eshte i kapur koke e kembe.
    Por sot duhet te jemi me te qete, te heshtim me kritiken per ti hapur sado pak rruge negociatave. Vajtja e Lulit ne Berlin duke bere opoziten ne kete moment, eshte nje papergjegjshmeri e madhe kombetare.

  2. eshte tmerre fatal per shqiperin te fole nje mercenar i serbis si lunonja me etni identiteti te pa çertifikuar,çka vetem ne shkoder e rrethin jane 4000 ni serbe me dyfish idenititete,ne dokumentacion me emra e nbiemra falco si shqiptar,a ne familje me emra tradiciinel serbe.
    se nen guverrnimin e xhaxhit enver e maskijshin keta serbe,vlleh e shume turq,qerkez e goran me origjine bullgare.
    fatos lubonjen e paengon heroi jone gjrgj kastrioti.
    e pengon shpallja e pavarsis se shqiperis,dhe e qmende pavarsia e kosoves.
    e tranon deri ne çmenduri te folim per historin e shqiptarve nga pellazg e ilir,se serbia dhe greku nuk dojne te folet per histori reale shqiptare.
    ljuboviçin e pengon dhe urren brutal uçk-n.
    madje ka then ne tv opinion se uçk dhe ramush haradinaj kane bere krime ne serbe,a fare apsolutamente fare nuk ka meshire per 14000 viktima te shqiptarve te kosoves.
    debati vs albin kurtin per bashkimin kombetar e norvozo revoltoj ljuboviçin,ku liroj helmin si gjarpri kobra dhe tha se kosova ka qen provance serbo jugisllave dhe shqiperia e shpalli pavarsin me ndihmen e italis,por mi perkthye ne shqip.as shqiperia dhe as kosova nuk kane bere mire qe jane pavarsuar.
    une po ta shof lubonjen dikund do ja futi nje bagel mushku ne gojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *