• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vrasja në Kamëz, viktima sapo ishte kthyer nga Greqia, 13 persona të shoqëruar

Lajme, Të fundit


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Kamzë gjatë një tentative grabitje. Mësohet se viktima Agim Buçi sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ai ka punuar në një kompani telefonike. Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në dyqan, 52-vjeçari ka qenë në banesë ndërsa në punë ishte bashkëshortja e tij bashkë me djalin. Ai ka shkuar në minimarket sapo ka dëgjuar të bërtiturat e bashkëshortes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “OSBE” ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit. Në një reagim për ngjarjen policia bën me dije se janë shoqëruar deri tani 13 persona të dyshuar që po verifikohen si autorë të mundshëm. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *