• |
ide | kryesore

“U nisëm të merrnim ç’të gjenim’”, zbardhet dëshmia e vrasësit të tregtarit

Lajme, Të fundit


Policia arriti të zbulojë dhe arrestojë brenda dy ditësh autorët e grabitjes së përgjakshme në Kamëz, ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos rëndë gruaja e tij, Merita.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:000 të së mërkurës në një market të vogël që familja Buci kishte ngjitur me murin e shtëpisë në lagjen OSBE të Kamëz.
Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti, 28 vjec dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç të dy nga Burreli dhe me banim në Kamëz.

Ekzekutori, pra personi që ka shprehur armën ndaj 53 vjecarit, Buci është Vladimir Kurti, person i rrezikshëm me precendentë penalë dhe i dyshuar dhe për grabitje të tjera.

Për ironi të fatit, Kurti dhe Buci ishin nga e njëjta zonë, nga Burreli dhe banues në Kamëz. Dy personat e arrestuar nga policia, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kanë pranuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

25 vjecari, Hode ka thënë në polici se “u nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin shumë para”. Po kështu ai ka thënë se e njihte çiftin Buci pasi ishin komshinj.


3 Comments

  1. E shikon se me cfare produkti e mbushi Sali Rrumpalla Tiranen per te mare vota!?
    Me ata qe edhe pse dinin se nuk do te gjenin shume para i marin jeten nje familjari dhe plagosin nje femer qe punojne per te nxjerre buken e gojes.
    Mjerim, nga cfare kafshesh rrethohemi. Madje edhe kafshe po ti emertosh nuk e meritojne sepse asnje prej tyre nuk vret brenda species ku bejne pjese.

  2. E tmerrshme, djem te rinj pa as nje motiv arrijne ne keto akte, duke i marre jeten nje njeriu te punes, qe punonte nate dite per buken e gojes. Si dhe plagosjen e bashkeshortes , e gjithe skena ne syte e femijes se vogel. Dhe per cfare e gjithe kjo!!! Duhet patjeter ti kushtohet me shume rendesi edukimit brezit te ri.

  3. Varini keta -qener-ne mes te Tiranes dhe mos pyesni me per -mender–Kartat e te drejtave te njeriut–se keta jane me kriminela se ata qe te vrasin ne beteja lufte se atyre dhe di t’ju mbrohesh se i ke perballe ,po keta jane monstra qe te vrasin prapa kraheve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *