• |
ide | kryesore

Informacionet e Xhelal Mziut dalin të sakta, gjen rezultatin në kokë të ndeshjes Vllaznia-Laçi

Sport


Pak minuta para ndeshjes Vllaznia-Laçi, kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, në një prononcim për Panorama Sport, deklaroi se do të ishin shkodranët që do të fitonin ndaj Laçit. Mziu shkoi më tej kur tha se kishte informacion se rezultati i saktë do të ishte 1-0.

“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0″, deklaroi Mziu. Në fakt, deklarata e tij rezultoi të ishte e vërtetë, dhe në fund, Vllaznia fitoi me një gol të Sukajt ndaj Laçit.


1 Comment

  1. Ky -kokziu-o eshte profet -o-eshte koka qe drejton trukimet e ndeshjeve per kete te dyten duhet hetuar sepse eshte rast i perseritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *