• |
ide | kryesore

Biznesmenit i djegin shtëpinë me benzinë, fëmijët i shpëton nga ballkoni

Lajme, Të fundit


Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën me benzinë shtepisë së një biznesmeni në Fier natën e te enjtes. Ngjarja ka rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes e cilët ishin duke fjetur në momentin që kanë shpërthyer flakët.

Dyshohet se zjarrvënia eshte e qëllimshme për shkak të konflikteve për biznesin dhe pronës të të zotit të shtëpisë, Ilirjan Saliaj. Atij i ndezen zjarrin në derën e shtëpisë pasi e kishin spërkatur me rreth 5 litra benzinë.

Mësohet se kur ka parë flakët, Saliaj i ka zbritur fëmijët tek fqinji një kat më poshtë përmes ballkonit.

Paraprakisht mësohet se ky person është në konflik në lidhje me një supermarket dhe për një truall.

Ne lidhje me personin me të cilin ka administruar marketin, të dy bashke kanë ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushen e industrisë ushqimore por për shkak se kanë falimentuar të dy kanë pretendime ndaj njëri tjetrin për shuma të mëdha lekësh, rreth 150 milion leke te vjetra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *