• |
ide | kryesore

Bushati- Kotzias, tjetër takim në Selanik për kufirin detar

Lajme, Të fundit


Ministrat e Jashtëm të Shqipërië dhe Greqisë patën një takim tjetër në Selanik për çëhtjen e kufirit detar. Pa dhënë detaje se për çfarë është diskutuar mes dy ministrave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ministrat “morën në shqyrtim ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë duke vlerësuar përmbylljen me sukses të një pjese të elementëve përbërës të saj dhe shprehën angazhimin për të vijuar me të njëjtin ritëm për të jetësuar zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e rëna dakord”.

Bushati ka folur për progres në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë, thuhet në njoftimin e ministrisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *