• |
ide | kryesore

Elbasan, 33 vjeçarit tentojnë t’i djegin makinën

Lajme, Të fundit
veture-e-djegur-zjarr-640x360.jpg


Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të djegin makinë e një 33-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së dielës në “Visarion Xhuvani”, në Elbasn.

Makina është në pronësi të shtetasit Endrit Çeka, i cili ndodhej në një lokal kur ka parë mjetin që po merrte flakë.

“Më datë 06.05.2018, rreth orës 23:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV, në pronësi të shtetasit E. Ç, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” ,Elbasan. Pronari i mjetit ndodhej në një lokal dhe kur ka parë mjetin që po merrte flakë ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokët e tij ku dhe kanë shuar zjarrin në kohë pa u dëmtuar mjeti”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë zjarrvënie të qëllimshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *