• |
ide | kryesore

Gjirokastër, blegtori vë në siklet Ramën për rrugën e fshatit. Kryeministri i kërkon llogari Artan Shkrelit

Lajme, Të fundit


Gjatë dëgjesës publike në Gjirokastër, për llogaridhënien e qeverisë, kryeministri Edi Rama është përballur edhe me një blegtor, i cili u ankua për rrugën e fshatit Golem. Alket Stroka, i cili është gjithashtu edhe kryetari i fshatit, i kujtoi Ramës se këtë rrugë ia kishte premtuar para 18 muajsh, ndërsa kryetarja e bashkisë, Zamira Rami i ka thënë se projekti i rrugës është gati.

Në këtë moment, Rama kthehet nga kryebashkiakja dhe zv.ministri i Transportit, Artan Shkreli, për t’i pyetur se si qëndronte e vërteta. As Rami dhe as Shkreli nuk kishin përgjigje. Ata shihnin të habitur dhe nuk dinin si të përgjigjeshin, kurse kryeministri i është drejtuar të dyve me këto fjalë:

‘Rruga është gati, por a jemi ne gati? Ore mos ma thuaj se po hapa unë gojën këtu, s’do vish ti të përgjigjesh, do përgjigjem unë”.

Më pas kryeministri ka çuar supet dhe është drejtuar nga banori i fshatit Golemi, duke i dhënë një gjysmë përgjigje për rrugën; ‘Do ta verifikojmë! Më tej Alket Stroka ka vijuar ankesën e tij për të tjera probleme të fshatit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *