• |
ide | kryesore

Kush do të jetë kryenegociator me Serbinë? Hashim Thaçi ndan LDK-në në dy grupe

Lajme, Të fundit


Këmbëngulësia e Presidentit Hashim Thaçi që të jetë kryenegociator në dialogun Kosovë – Serbi ka ndarë në dy grupe partinë e Isa Mustafës. Gazeta Express mëson se në mbledhjen e Kryesisë së djeshme të LDK-së ku për herë të parë u paraqit në aktivitetin partiak edhe Isa Mustafa, u diskutua për mandatimin e Thaçit në krye të bisedave. Në këtë mbledhje, LDK ka hyrë e ndarë në dy grupe, në ata që janë pro Thaçit shef i ekipit negociator dhe në ata kundër.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që t’ia jap dorën Presidenti të vendit Hashim Thaçi që të jetë në krye të dialogu me shtetin serb që pritet të fillojë kah mesi i muajit qershor. Por, ky pozicionim i partisë së Mustafës ka krijuar përplasje mes vetë zyrtarëve. Edhe pse ende e padefinuar se si do të jetë qëndrimi i tyre final për këtë çështje, Express ka mësuar nga burime brenda LDK- së se disa prej zyrtarëve të vjetër janë pro që shefi i shtetit të udhëheq vendin në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *