• |
ide | kryesore

Opozita proteston, Rama uron mirëmëngjes me fotot e një projekti spektakolar

Lajme, Të fundit


Në këtë ditë proteste, kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka lënë pa përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook.

Këtë mëngjes, Rama ka publikuar disa pamje nga Muzeu i Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve për Fëmijë, në kantierin e Parkut Olimpik të Korçës.

Sipas tij, ky muze është një shëmbëlltyrë spektakolare e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane!

MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje të mbrëmshme të Muzeut të Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve për Fëmijët në kantierin e Parkut Olimpik të Korçës, një tjetër shëmbëlltyrë spektakolare e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një fundjavë të bukur?


2 Comments

  1. O Z Kryeminister, e keni kthyer qeverine ne nje kompani ndertimi. Privati sot po nderton komplekse me te medha. Ndaj nuk eshte nje veper per tu mburur, apo per ta reklamuar kaq shume. Shume mire qe u be, por me me vlere dhe per tu reklamuar do ishte nje rruge, nje kompleks spitalesh etj. Pranoni qe nuk keni fonde, qe buxheti juaj nuk garanton asnje investim, qe me keto ppp po beni cirqe me shume se pune, se ekonomia po degradon nga dita ne dite. Me ate godine mund te krenohet e shumta, kryet bashkise Korce por jo juve. Deshtuat, dhe me vendosmeri po shkoni drejt fundit tuaj. Lejuat me shembujt tuaj, qe korrupsioni te futet ne cdo qelize te shoqerise, dhe administrates. Me perjashtime te vogla, njerezit qe ju keni zgjedhur per te menaxhuar sektoret kryesore te ekonomise, te energjitikes,shendetsise ishin medioker, te rendomte, hajdut me cizme, te papergjegjshem. Ishin te tille se ky ishte standarti jot, se keshtu je ti vete. Nuk ta ka fajin drejtori i hipotekes ne nje qytet X. Je ti e keqja e kesaj pune. Te ka ardh koha te ikesh, si nje deshtak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *