• |
ide | kryesore

Rama ‘shfaqet’ në protestën e opozitës, kërkon të punësojë një Ministër të Brendshëm (FOTO)

Lajme, Të fundit


Në protestën e opozitës do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fakt nuk bëhet fjalë për kryeministrin e vërtetë, por për një personazh të zgjedhur nga PD-ja për të ironizuar Ramën. Ai shfaqet në një stendë të improvizuar si panairi i punës dhe kërkon të punësojë një Ministër të Brendshëm. Në këtë mënyrë ironizohet me faktin se të dy Ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, kanë rezultuar si të implikuar me trafikun e drogës. Saimir Tahiri është në ‘arrest shtëpie’ si pjesë e grupit të Habilajve, ndërsa Xhafaj dyshohet se ka favorizuar vëllain e tij trafikant.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *