• |
ide | kryesore

(FOTO) Kush është shqiptari që vrau ish-bashkëshorten në Gjermani, nënë e katër fëmijëve

Lajme, Të fundit


Media gjermane ‘Bild’ ka publikuar foton e shqiptarit nga Kosova Anton B. 38 vjeç, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Emine B., 32 vjeç. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje qytetin Salzgitter të Gjermanisë kur Anton B. vrau ish-bashkëshorten para syve të katër fëmijëve të tyre.

Gazeta gjermane ‘Bild’ thekson se motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një sherr mes tyre për shkak të kujdestarisë së fëmijëve. Anton B. dhe Emine A. ishin bashkë që prej shtatë vitesh edhe pse nuk ishin kurorëzuar kurrë zyrtarisht sipas ligjeve gjermane. Ata u ndanë disa muaj më parë nga njëri-tjetri, dhe Emine A. po jetonte bashkë me fëmijët tek shtëpia e prindërve të saj në Salzgitter.

Më herët, vëllai 32-vjeçares nga Kosova, Emine A, Bledi tregoi momentet e tmerrit, kur ish-kunati erdhi rrufeshëm në oborrin e banesës dhe hapi zjarr me armë. Si fillim, Antoni, autori i krimit, teksa përleshej me ish-gruan dhe motrën e saj, plagosi në stomak këtë të fundit.

“Antoni erdhi këtu me një veturë ‘Golf’, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli krejt papritur teksa makina ecte nëpër rrugë. Ai e kapi motrën, por ndërhyri nëna ime dhe ai e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time, por e qëlloi me armë në stomak”, tregoi Blerimi.

anton


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *