• |
ide | kryesore

LSI propozon amnisti për pasuritë e politikanëve: Ta nisim nga “Viti Zero”

Lajme, Të fundit


A duhet vetting për pasuritë e politikanëve? Kjo është një pyetje që vetë politikanët nuk kanë fort dëshirë t’i përgjigjen. Pas kameras, përfaqësues të të gjitha krahëve shpjegojnë se nuk duan të krijojnë mëri me kolegë të partive përkatëse, ndërsa kush gjendet i shtrënguar përpara mikrofonit, shprehet i gatshëm të tregojë xhepat.

Evis Kushi, deputete e PS: Duhet menduar mekanizmi se si, por parimisht jam dakort.

Edmond Spaho, PD: Le t’bëhet pa problem fare. Në me pyet mua, çfarëdo që gjykohet e nevojshme që duhet ndërmarre ILDKP, ose Qeveria le ta sjellë dhe ne ta votojmë.

Adnor Shameti, PS: Pa diskutim! Nuk ka asnjë problem. Si për deputetët e rinj, që futen nga e para, por më së shumti për ata që kanë vite dhe të gjithë politikanët dhe subjektet e ILDKP.

Albana Vokshi, PD: Unë personalisht jam e hapur ndaj çdo kontrolli të pasurisë sime.

Fidel Ylli, PS: Edhe deputetët si të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë vetting, patjetër. Jetojnë nëpër vila, i keni parë. Unë jam jë prej tyre, por kur e kam filluar politikën i kisha bërë paratë me biznesin tim se kam 25 vjet që bëj biznes. Nuk prita të bëhem politikan që të bëj pasuri.

Edhe Ulsi Manja nga pikëpamja personale shprehet i gatshëm ndaj kontrollit të pasurisë, por si kryetar i Komisionit të Ligjeve ka një qasje më institucionale.

“Në aspektin ligjor deputetët, apo politikanët përpara se të hyjnë në jetën publike nisur nga kuadri ligjor që kemi në fuqi u nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit, po ashtu përsa i përket pasurisë janë subjekte të deklarimit të kontrollit të pasurisë dhe çka është më e rëndësishme, në kuadër të reformës në drejtësi, vettingun e politikanëve ja kemi besuar një strukture që pritet të krijohet shumë shpejt, që është SPAK. SPAK do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij zyrtarët e lartë të shtetit pavarësisht nga niveli”, thotë ai.

Ka nga ata që mendojnë se verifikimi duhet të mbetet kompetencë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Paurisë, ndonëse ILDKPKI thotë se nuk mund të veprojë jashtë territorit shqiptar.

Luçiano Boçi, PD: Kapërcimi i kompetencës në një institucion tjetër do e zhvleresonte. Ose hajt ta shkrijmë dhe të ndërtojmë një institucion më solid, më të fortë që do të realizonte këto verifikime dhe që publiku të merrte vesh të vërtetën dhe duhet një e vërtetë që të zbulohet.

Klajda Gjosha, LSI: Ajo që ne duhet të bëjmë është forcimi i atij institucioni dhe jo ngritja e institucioneve paralele. Çdo institucion paralel e dëmton rëndë sistemin.

Albana Vokshi, PD: Nëse legjislacioni zbatohet me përpikmëri mendoj se është i mjaftueshëm.

Nga LSI vjen një propozim për amnisti për pasuritë e politikanëve, nën etiketën “Viti Zero”.

“Duhet të fillojë një vit zero, sepse edhe vetë fshehjet nganjëherë të këtyre mund të krijojnë kolaps ekonomik, sepse ka shumë informalitet . Po unë them që duhet të fillojë nga një pikë zero. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, jo një lëvizje për të goditur kundërshtarin në emër të pastërtisë. TCH


11 Comments

  1. nqs e miratoni zoti jua dhente ku u dhemb me shume o plehra. Pu ca turpim kane vjedh dhe tani duan aminsti, ku ka bythe ku te rri

  2. ahahahahah.

    Vodhen 27 vite that tani qe po ju shtrengohet laku duan amnisti per pasurine ????? . ahaha.

    Por po u be amnisti per ju pse mos behet dhe per vrasesit me pagese, perdhuniesit e femijeve , ata qe jane denuar me burgim te perjetshem , trafikantet e droges , etj ejt etj .. dhe nga e gjitha kjo histori me te humburit do te dalin TE NDERSHMIT qe gjethe jeten kane respektuar ligjin dhe kane qendruar te paster.

    Keta shushunjat e LSIs jane te papare. Partia me hajdute ne tere historine e pluralizmit.

  3. kete e permendi dhe manjani mbrem ne opinion tv klani jane ne vete keta si more te beni amnisti per pasurin e padeklaruar apo te fshehur neper banka apo neper josket apo poshte dyshekve.kur popullit kur nuk paguan nje muaj drita nga pamundesi ekonomike i priten dritat .apo kete duan te bejne ligje letesuese per veten e tyre pa dhene llogari se si i vune ato pasuri te palujtshme dhe monetare duke qene vetem deputet ju e keni lene kete popull ne varferi tejskajshme duke bere korrupsjone te papare si ne asnje vende europian duke dhen concesione krejtesishte te dyshimtadhe me pasoja te renda ne ekonomin e vendit tone dhe ne ekonomin e shqiptarve dhe duke bere rruge gjysmake apo vetem ne leter ku do ti cojne gjithe keto para a kane nje fare meshire per ata qe skan buke te hane le shtepi ku te fusin familjet nuk mund te marin dote se edhe taksat ne nderime i keni cuare ne stratosfere ku dhe perqindjet e rryshfeteve qe japin nderuesit per te nxjere nje leje nderimi keto e bejne kete popull te mari rruget e botes sepse keta ja kane vrare shpresat.

  4. Shume OK . Bile ti japim edhe nga 1 milion Euro secilit se nuk i dihet , kohe te veshtira po kalojne te shkretet . Po ju nuk e vute ujtin ne zjarr per kete popull sikur edhe nje here te vetme .Uuuuuuuuuuuuuuuuuuu ropt ku ti kini pa perjashtim o politikan kurva , vemje me fytyre njeriu .

  5. Tani po e thone ate qe dihej, qe Vetingu do kape gjasme peshqit e medhenj dhe do I leshoje prape, kurse Peshkaqenet do fillojne nga e para nji 3 dekadshe tjeter, Kinezeri supreme!
    Shqiperia qe duuuuuuam!
    (Ne burg deeeeelet qe hane bar shtremet e kur I shpeton naj fen me zo…….).

    Vetiiiiiiiiiingu!!!!!!

  6. Monika kjo mafioze e hajdute,kjo trafikante droge,heroine e e kokaine bashke me Ilir Meten qe ka nje dosje mafiozesh edhe ne SHBA dhe me nje kapital te fshehur mbi 5 miliarde euro ,dhe qe iu zune 80 milion sterlina ne Londer nga sherbimet angleze ka te drejte ti drejtohet vitit zero.

    Ajo eshte per burg bashke mafiozin Ilir Meta dhe sekuestro te tere pasurise!

  7. Provojeni !!! Gjithe ato qe nuk ju kane ardh neper protestat tuaja politike,ta dini qe do i keni ne shesh !!! Rrace hajdutash ! Fare e keqe ,kancer !

  8. uuuuu sa te zgjuar ? ta nisim nga viti zero thone.

    pra te kete nje fillim te ri
    problemi eshte se ne kete fillim te ri ata jane me te avantazhuar se e nisin me xhepat plot
    kurse njerzit e ndershem e nisin kete fillim te ri me xhepat bosh

    kto te lsi jan per tjau qire motrat te gjithve

    puuuuu car legenash , mir e thot njoni ma siper qe jon shushunja ne vampira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *