• |
ide | kryesore

Artan Lame tërheq ‘listën e zezë’ të ndërtuesve: Ka pasaktësi!

Lajme, Të fundit


ALUIZNI ka tërhequr listën me subjektet ndërtuese të cilësuara problematike dhe përgjegjëse të bllokimit të procesit të legalizimit për 1200 apartamente të palegalizuara aktualisht në Tiranë. Drejtoria e ALUIZNI-t ka njoftuar se lista do të ripublikohet, pasi të dhënat kanë rezultuar të pasakta, për shkak se disa objekteve nuk u kishte mbërritur njoftimi për vijimin e procedurave të legalizimit. Një ditë më parë ishte kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili publikoi listën e zezë me 328 subjekte ndërtuese, ndërsa deklaroi se do i kërkojë Bashkisë së Tiranës, të mos japë asnjë leje ndërtimi për këto shoqëri apo këta persona, pa shlyer detyrimet dhe pa mbyllur procesin e legalizimit për objektet tashmë të ndërtuara prej tyre.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *