• |
ide | kryesore

Policia thotë se s’ka më kultivim kanabisi. Në Përmet zbulohen parcela me 1800 rrënjë

Lajme, Të fundit


Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën e kanabisit në vend. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një vend problematik për mbjelljen e kanabisit. Policia e Shtetit që në fillim të vitit 2018 ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura. Loka thekson se gjatë 17 raporte monitorimi ajror, nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar, gjë e cila sipas Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë është tregues i reduktimit të mbjelljes së kanabisit në vendin tonë. Por situata në terren nuk është krejt kështu. Në fshatin Frashër të Përmetit janë zbuluar së fundi 1800 rrënjë kanabis. Policia thotë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., 59 vjeç banues në Frashër. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet, për shtetasin R.B, 51 vjeç, banues në Përmet. Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Frashër, në vendin e quajtur “Përroi i Shpatës”, pronë publike e kontraktuar nga shtetasi i arrestuar, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 1800 bimë narkotike.

© LAPSI.al


3 Comments

  1. Kush tha qe Shqiperia ka qene vend problematik per kanabis?! Vertete tunelet jane plot me kanabis te thare e te presuar, por kjo nuk do te thote gje! Europa duhet te na pranoje ne gjirin e saj.

  2. Dyzet e pese ditshja po korret kete nga anetona nga Lumi i VLORES po sivjet ka nje ndryshim ,jo nen kujdesin e -SAJMES-por te -sejmeneve -te tij.

  3. Dyzet e pese ditshja po korret kete nga anet tona nga Lumi i VLORES po sivjet ka nje ndryshim ,jo nen kujdesin e -SAJMES-por te -sejmeneve -te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *