• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa me dyshekët zbulon futbollistët e Belgjikës që do shkojnë në Botëror

Sport


Televizioni shtetëror belg ka publikuar një lajm interesant këtë të premte, duke zbuluar paraprakisht emrat e 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi dhe të 5 prej tyre që do të qëndrojnë në shtëpi. Gazetart e kanë zbuluar listën duke parë dyshekët e përgatitur me emrat e lojtarëve.

Në mes të atyre që nuk do të shkojnë në Rusi është edhe shqiptari, Adnan Januzaj, që nuk ka arritur të hyjë në listën e vogël pavarësisht se është ftuar për ndeshjet miqësore të qershorit.

Nga lista janë larguar edhe portieri, Matz Sels, mbrojtësit, Christian Kabasele, Jordan Lukaku si dhe mesfushori Leander Dendoncker. Trajneri Roberto Martinez ka hedhur gjithçka poshtë sepse sipas tij asgjë nuk është vendosur.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *